Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet, ushtria e Kosovës do të kalojë

Aktuale December 06, 2018 - 11:28
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në seancën plenare që po mbahet tani, foli për taksën prej 100% ndaj produkteve serbe, si dhe transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Haradinaj: Ushtria javën tjetër, vendimi për transformim është vendim sovran

Haradinaj tha se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet, mirëpo edhe pse tha se Serbia po punon ta paraqes Kosovën si një vend të çrregulluar, Kosova prapë do ta krijoj ushtrinë e vet.

“Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet deri në marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Ushtria do të kalojë me datën 14 dhjetor në mënyrë të denjitetshme”, tha ai./ZËRI/