Haradinaj: Ushtria javën tjetër, vendimi për transformim është vendim sovran

Aktuale December 06, 2018 - 11:25
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të bëhet javën e ardhshme, raporton “Zëri.info” .

Sipas tij, ky vendim është i bazuar në kushtetutën e vendit.

“Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, javën që vjen, është proces i brendshëm, vendim sovran dhe është në përputhje me kushtetutën tonë. Ne kemi zhvilluar biseda me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s po ashtu ka peshë të madhe, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do ti sjell në rrezik marrëdhëniet me aleancën e NATO-s. Ne në të ardhmen do të ofrojmë siguri”, tha ai.

LEXO EDHE: Pozita kërkon unifikim me opozitën

Haradinaj tha se Serbia është duke punuar intenzivisht që ta paraqes Kosovën si një vend të dalur nga kontrolli i sigurisë.

“Ne të gjithë punojmë për më shume paqe. Të vetmit që ju intereson ndonjë skenar për të mundur ta nxjerrë Kosovën të çrregulluar, është Beogradi. Populli i Kosovës është mirë ta kuptojë se ne kemi interes për stabilitet”, tha ai./Zëri/