Pozita kërkon unifikim me opozitën

Aktuale December 06, 2018 - 11:24
Lexo detajet

Deputeti nga radhët e partisë NISMA për Kosovës, Zafir Berisha ka kërkuar unifikimin e deputetëve të Kuvendit, raporton “Zëri.info”. Ai ka kërkuar që subjektet politike të bashkohen dhe të krijojnë një platformë të përbashkët.

“Me keqardhje të them se shumë probleme po mbesin në rend të dytë për shkak të politikave rreth Kosovës. Zhvillimet e fundit që po ndodhin mendoj se kanë nxjerrë si nevojë urgjente unifikimin e angazhimit të forcave politike për interesin e vendit. Duke pasur qëndrime në rend të interesave të ngushta të partive, Kosova po mbetet në rend të dytë”, tha ai.

Sipas tij, deputetët duhet të marrin mësim nga mosliberalizimi i vizave si dhe mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol.

LEXO EDHE: Konjufca: Kosova me ngecje të mëdha në reformat evropiane

Edhe deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli kërkoi që opozita dhe pozita janë përgjegjëse për dështimet e Kosovës.

Sipas tij, të dy partitë duhet të bashkohen rreth interesave të Kosovës.

“Edhe opozita edhe pozita janë përgjegjëse për dështimin e Kosovës. Ne duhet të jemi unik dhe të shkojmë përpara. Hiqni interesat e ngushta politike dhe të dalim nga kjo çështje dhe të dalim përpara”, tha ai./Zëri