Opozita dhe pozita nuk dakordohen për rezolutën për korrigjim të kufijve

Aktuale November 01, 2018 - 12:03
Lexo tutje....

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit tha se nuk kanë arritur të dakordohen me partitë në pozitë në lidhje me rezolutën për korrigjim të kufijve, raporton "Zëri.info".

"Nuk kemi arritur të dakordohemi. Ne kemi shprehu gatishmëri që pikën 6 ta riformulojmë bashkë me pozitën", tha ai.

LEXO EDHE: LDK kërkon qe në orën 11 të hedhet në votim rezoluta për 'korrigjim të kufijve'

Ndërsa, edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk ka pasur vullnet që të arrijnë një dakordim.

Sipas tij, PDK nuk do të marr pjesë në votimin e rezolutës.

“Neve na vjen keq por ne nuk dorëzohemi nga kërkesa jonë që nëse jo sot në ditët në vijim të gjejmë një mundësi për tu harmonizuar me qëndrimet tona. Ne nuk do të marrim pjesë fare në votim. Sepse ky kurth është i padrejtë ne nuk do të bimë në atë", tha ai. /ZËRI