Protesta e opozitës, molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, Policia përdorë gaz lotsjellës

Protesta e opozitës, molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, Policia përdorë gaz lotsjellës

Aktuale April 30, 2024 - 19:12

Pas tentativës së Klevis Balliut për të kapërcyer kodonin e policisë dhe për të hyrë në ambientet e bashkisë së Tiranës, protestuesit kanë mundur që me forcë të zhvendosin dhe të heqin kordonin metalik para godinës.

Më pas ata janë përplasur edhe me efektivët e policisë duke tentuar që të futen brenda.

Për të parandaluar hyrjen me forcë në bashki, policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur ata, duke u bërë thirrje që të ruajnë qetësinë./TCH