Vetëvendosjes “hendek” e jo vija të kuqe, thotë Shala i LDK-së
Foto: Laura Hasani

Vetëvendosjes “hendek” e jo vija të kuqe, thotë Shala i LDK-së

Aktuale May 21, 2024 - 22:38

Sipas deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, Lidhja Demokratikë të Kosovë dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë kurrfarë përafrime.

E “pushteti është gjëja e më e vogël” që mund t’i lidhë apo t’i përafrojë LDK-në e VV-në thekson Shala në “Debat Plus”.

Ai ka thënë se me VV-në kanë “hendek” e lërë më vija të kuqe për bashkëpunim apo koalicion.

“Prandaj nuk dëshirojmë as të flasim të merremi vesh me atë (Kurtin) për asgjë”, ka theksuar Shala

Duket se ky qëndrim i LDK-së i pëlqeu analistit Astrit Gashit, por gjithsesi prapë mbetet skeptik nëse mund ta mbajnë.

“Mua po më pëlqen ky qëndrim. Të paktën LDK ka qëndrimet e sakta. S’e di sa ka me qenë i mbajtshëm pas procesit zgjedhor apo një kohë të caktuar”, ka thënë Gashi, teksa e pyeti deputetin e LDK-së se ka nga erdhi “hendku” për VV-në.

Fajtor për këtë është një deklaratë e kryeministrit Albin Kurtit në Kuvend “Juve po iu donë (Vuçiqi), ju do fort juve ai”.

“Është qëndrim nuk lidhet me asnjë strategji, nuk merret me llogaritjet ë tilla që janë minor… kryetari i LDK-së në atë moment që ti ke thënë që ‘LDK-në e do Vuçiq për marrëveshje’, nuk ke më punë me LDK. Këtu merr fund. Vuçiqin nuk e do LDK-në, Vuçiq bën marrëveshje me Kurtin…”, ka treguar Shala.