LDK kërkon qe në orën 11 të hedhet në votim rezoluta për 'korrigjim të kufijve'

Aktuale November 01, 2018 - 10:40
Lexo detajet

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të hidhet në votim rezoluta për "korrigjimin e kufijve", e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), raporton “Zëri.info”.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar që ne orën 11 të dal në votim rezoluta që i ndalon presidentit Hashim Thaçi të diskutoj për kufijtë e Kosovës, në takimin e radhës që do të mbahet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE: Publikohet rezoluta e plotë e LDK-së, që pritet të votohet sot në Kuvend

Ndërsa, deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi tha se kjo parti është pro një rezolute gjithëpërfshirëse, për dialogun mes dy vendeve. /ZËRI