Nikoliç: Nëse rrezikohen serbët, do ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë

Aktuale January 15, 2017 - 14:15

Presidenti serb Tomislav Nikolic ka thënë se Serbia është e gatshme për të dërguar forcat e armatosura serbe në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe atje.

"Nëse vriten serbët, po", tha Nikolic në pyetjen nëse Serbia është e gatshme të dërgojë ushtrinë e saj në Kosovë, transmeton zeri.info.

Nikolic pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, ka thënë se Serbia nuk dëshiron konflikte dhe se askënd nuk do të sulmojë, por si shtet dhe në bazë të Kushtetutës e ka detyrim për të mbrojtur qytetarët e saj./Zeri