Mati 1 mbetet pa rrymë
Aktuale
January 08, 2017 - 22:30
Lagjja Mati 1 në Prishtinë ka mbetur pa energji elektrike.
Prej orës 18, kjo pjesë e Kryeqytetit ka mbetur pa rrymë dhe njëkohësisht pa ngrohje pasi rryma përdoret për këtë qëllim, raporton Gazeta Express.
Në KEDS kanë thënë se ndërprerja e rrymës po ndodh për shkak të një prishje, e cila është shkaktuar nga ngarkesa e madhe.
Ekipet janë në terren por akoma nuk dihet edhe për sa kohë, banorët e kësaj lagjeje do të mbesin pa energji elektrike.