Panik në Shkup, evakuohen shtëpitë dhe qendrat tregtare (Foto)

Panik në Shkup, evakuohen shtëpitë dhe qendrat tregtare (Foto)

Aktuale shtator 11, 2016 - 16:57

Shkupjanët qëndrojnë në rrugë nga frika e përsëritjes së ndonjë tërmeti tjetër, që sot e ka goditur tre herë rajonin e Shkupit dhe disa qytete të Maqedonisë.

Të gjithë shkupjanët janë të frikësuar të kthehen në shtëpi.

Në adresë të portalit TetovaSot, një lexues ka dërguar disa foto çasti në qendrën tregatare “City Moll”, ku shihen qytetarët në panik dhe të frikësuar, duke qëndruar në rrugë.

Sot qytetarët e Shkupit për herë të dytë ndjen tërmetin e fortë – këtë mëngjes me magnitudë prej 4.4 shkallë, ndërsa ai i orës 15:10 ishte edhe më i fuqishëm, me intensitet prej 5.3 shkallë.

Tërmeti u ndje në pothuajse të gjitha qytetet Maqedonisë dhe në Serbi, Kosovë, Bullgari.

Sipas Qendrës Sizmologjike mediterane Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 7 km në lindje të Shkupit.

Pas tërmetit të mëngjesit në Shkup u ndjenë dy tronditje të vogla 3.9 dhe 2.8 gradë të shkallës Rihter. /TetovaSot/

Image
Image
Image
Image
Image