Messi stërvitet në ditë pushimi

Sport February 12, 2016 - 13:53

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka konfirmuar vendosmërinë e tij për t’u rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Reprezentuesi argjentinas ka vuajtur nga një dëmtim në veshkë që i pamundësoi të luajë në ndeshjen e kthimit kundër Valencias në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Mirëpo, ai ka dhënë një tjetër dëshmi se është punëtor i madh duke stërvitur i vetëm në “Ciudad Deportiva Joan Gamper”, edhe pse skuadra u kishte dhënë futbollistëve një ditë pushimi, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Andaj, Messi pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique për ndeshjen e ardhshme në kuadër të La Ligës kundër Celta Vigos, të dielën. Gjiganti katalan kryeson në La Ligë, edhe pse ka një ndeshje më pak të zhvilluar se ndjekësit Atletico Madrid dhe Real Madrid.