Pas Dardan Cenës, edhe Akil Gjakova eliminohet nga Kampionati Evropian i Xhudos

Pas Dardan Cenës, edhe Akil Gjakova eliminohet nga Kampionati Evropian i Xhudos

Sport April 26, 2024 - 13:03
Lajmet e fundit nga sporti

Pas Dardan Cenës, tani edhe Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Evropian i Xhudos, që po mbahen në Zagreb të Kroacisë.

Gjakova u ndal nga xhudisti bullgar Mark Hristov, më Waza - ari, në rundin e tretë, ku garuan deri në kategorinë -73 kg.

Në anën tjetër, Kosova ka në garë edhe xhudisten Loriana Kukan, që do të garojë nesër (e shtunë). /Zëri