Vazhdon rindërtimi i stadiumit “Adem Jasharit” në Mitrovicë, Çeku thotë se do të jetë me standarde ndërkombëtare

Vazhdon rindërtimi i stadiumit “Adem Jasharit” në Mitrovicë, Çeku thotë se do të jetë me standarde ndërkombëtare

Sport April 26, 2024 - 23:50

Punimet për rindërtimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë janë duke vijuar.

Është ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajurlla Çeku, që ka thënë se janë duke u kujdesur që punët të kryhen me profesionalizëm të lartë.

“Ky stadium do të plotësoj të gjitha kriteret për zhvillimin e lojërave sipas standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Çeku.

“Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin!”.