Arbër Zeneli: Fitoren ua dedikojmë qyetatrëve

Sport November 20, 2018 - 22:57
Lexo detajet

Arbër Zeneli është deklaruar pas fitores historike të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Kosova e mposhti 4 me 0 Azerbajxhanin në kuadër të fazë së grupeve të Ligës së kombeve, për të kaluar në play-off.

Zeneli ka thënë se fitoren historike ia dedikojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Kemi hyrë si ekip, kemi luajtur për fitore 100 për qind”, tha ylli i Kosovës pas ndeshjes, raporton “lajmi.net”.

“Fitoren ua dedikojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Topin e ndeshjes do ia dhuroj babait tim pasi i kam premtuar se do ta fitoj atë ndeshje për të”, ka përfunduar Zeneli.