Befason Hazard: Ky futbollist e meriton topin e artë

Sport November 19, 2018 - 00:05
Lexo Detajet

Eden Hazard ka zbuluar favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë.

Eden Hazard ka thënë se ai kishte një sezon të mirë, por që nuk e meriton Topin e Artë.

Sipas tij, çmimin më të madh për një futbollist, nuk e meritojnë as Lionel Messi e Luka Modric.

“Edhe pse kisha një sezon të mirë, dua të qëndroj me këmbë në tokë, nuk e meritoj Topin e Artë”, ka thënë Hazard, përcjell “lajmi.net”.

“Ka lojtar që kanë pasur sezon më të mirë se unë. Do të thoja Luka Modric, por në mes të korrikut dhe gushtit, ai nuk ishte më i mirë se unë.

“Duke marr parasysh atë, unë do ta zgjedhja Kylian Mbappen”, ka shtuar më tej belgu.