Winks, “Gerrardi i ri”

Sport November 16, 2018 - 15:04
Detajet

Mesfushori i Tottenhamit Moussa Sissoko e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Harry Winks. Sissoko e ka krahasuar 22-vjeçarin me legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Futbollisti i Tottenhamit Moussa Sissoko konsideron se bashkëlojtari i tij Harry Winks e ka stilin e ngjashëm të lojës me Steven Gerrardin, derisa klubin londinez dhe Anglia shpresojnë që ai të arrijë potencialin e plotë.

Talenti 22-vjeçar shpërtheu në edicionin 2016/2017, derisa e siguroi vendin e tij në formacionin e londinezëve. Ndërkohë, ftesa nga përfaqësuesja anglezi erdhi në edicionin pasues me Winksin që shihet si një lojtar që mund t’i arrijë majat. 

Problemet me lëndimet e kanë mbajtur paska nën hije që prej asaj kohe, por mesfushori i shumëvlerësuar është rikthyer në klubin dhe në shtetin e tij dhe madje edhe është krahasuar me legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard. “Ai është një lojtar shumë i mirë, që ma kujton Steven Gerrardin. Mendoj se ai e ka profilin e njëjtë me të. Ai është duke evoluar. Prej ditës në ditë ne e shohim atë duke evoluar, duke bërë progres. Ai ka besim në vetvete. Ai është në ekipin e Anglisë dhe kjo tregon se ai është një lojtar kualitativ. Ai është një lojtar i ri që do të shpërthejë në vitet në vazhdim”, ka deklaruar Sissoko.

Francezi shpreson që ai të mbetet te Tottenhami dhe të jetë dëshmitar i zhvillimit të Winksit me futbollistin që pas një fillimi të vështirë te klubi londinez tashmë është kthyer në një pikë kyçe të ekipit të Mauricio Pochettinos. “Ndihem mirë te Tottenhami. Jam shuam rehat këtu. Gjithçka është duke shkuar mirë për mua. Unë jam me familjen time të vogël. Ata ndihen mirë. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Ju mund të më thoni se në çdo afat kalimtar e dëgjoni emrin tim, por unë gjithmonë kam qenë në njësh me mendjen time. Gjithmonë do të ketë zëra nga jashtë, por kur ju jeni të vendosur në kokën tuaj, kur e dini çfarë dëshironi dhe ku dëshironi të shkoni, atëherë nuk ka nevojë të shqetësoheni për të ardhmen”, është shprehur reprezentuesi francez. “Nuk e di nëse do të kthehem në Francë ose jo. A do të më dojë dikush në Francë? Kjo është pyetja. Nuk e di. Unë ndihem mirë në Angli. Që prejse kam filluar të luaj futboll unë e kam thënë që shpresoj të luaj në Angli, sepse është një kampionat që u përputhet kualiteteve të mia dhe nuk mendoj që kam gabuar. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë. Unë ndihem mirë dhe shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, shtoi ai./Zëri