Fekir preferon Premierligën

Sport November 08, 2018 - 17:24

Mesfushori i Lyonit, Nabil Fekir, shpreson të largohet nga Franca gjatë verës që vjen, ndërsa ekipet si Chelsea e Bayern Munich e kanë shprehur interesimin për të.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze “L'Equipe”, përcjell Zeri.info.

25-vjeçari ishte pranë transferimit në Liverpool gjatë verës që shkoi, por marrëveshja kishte dështuar në momentet e fundit për shkak të një problemi të tij me një lëndim në gju.

Fekiri ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2020, por preferencë e tij mbetet kampionati anglez.

“E ardhmja ime? Ne nuk e kemi diskutuar vazhdimin e kontratës ende, por do të shohim se çka do të ndodhë”, është shprehur mesfushori kualitativ francez, për të cilin ky mund të jetë sezoni i fundit në Ligue 1 para se ta bëjë hapin e madh. /Zëri/