Prishtina fiton derbin, bëhet lidere e re e Superligës

Sport November 07, 2018 - 13:35

Sot po zhvillohen dy ndeshje të mbetura të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Image

Pa dyshim, ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Feronikelit dhe Prishtinës, dy skuadrat kryesore pretendente për titull të kampionit.

Image

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe ka filluar në orën 13:30.

Image

Feronikeli – Prishtina 0:1

- Fillon ndeshja

- Të dyja skuadrat po luajnë me kujdes dhe po mundohen t'i shfrytëzojnë gabimet e kundërshtarit.

Image

- Duhet cekur se i pranishëm në stadium është kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar me presidentin e FC Prishtina, Remzi Ejupi, por edhe personalitete tjera.

- Mbyllet pjesa e parë. Të dyja ekipet i patën rastet e tyre, por nuk arritën të shënonin.

- Fillon pjesa e dytë.

- Prishtina kalon në epërsi në minutën e 57-të, shënoi Mario Morina.

Image

- Prishtina mbetet me një lojtar më pak në fushë pasi Diar Miftaraj u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve, në minutën e 64-t.

- Mbyllet ndeshja.

Prishtina shënon fitore të madhe në Drenas dhe e merr primatin në tabelë.

KEK-u – Ferizaj 1:2

- Fillon ndeshja

- Dren Gashi e ka kaluar Ferizajn në epërsi në minutën e 41-të.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Ervin Kaçar e shënoi golin e dytë për ferizajasit në minutën e 75-të.

- Rilind Nimani i vendësve shënoi në minutën e 77-të për ta ngushtuar rezultatin në 1:2.

- Mbyllet ndeshja, fiton Ferizaj 2:1.