Kampionia sfidohet në kryeqytet

Sport October 30, 2018 - 10:20
Detajet
Image

Futbolli kosovar vazhdon me orarin e ngjeshur të Superligës, e cila rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e javës së 13-të.

Kjo xhiro do të hapet sot me dy ndeshje, shkruan sot gazeta Zëri.

Kampionia Drita do të mundohet ta vazhdojë këndelljen pas fillimit të zbehtë të sezonit të ri me një fitore në kryeqytet. 

Nga ana tjetër, Kuqezinjtë pas fillimit të vrullshëm të sezonit kanë pësuar rënie në xhirot e fundit dhe do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi për të mos rrezikuar më shumë.

Ndërkohë, të martën zhvillohet edhe ndeshja tjetër ndërmjet Lirisë dhe Ferizajt.

Prizrenasit nuk i kanë punët aspak mirë dhe kanë nevojë më shumë se kurrë për fitore. Nga ana tjetër, ferizajasit do të ishin të kënaqur edhe me një barazim eventual në “Përparim Thaçi”.

Të mërkurën do të luhen katër ndeshjet tjera. Pa dyshim, kryendeshja do të zhvillohet në kryeqytet ku Prishtina e pret Trepçën ’89.

Të dyja skuadrat do t’i kenë shanset e tyre: prishtinasit vijnë pas një serie pozitive, të cilën synojnë ta vazhdojnë, kurse mitrovicasit do ta kërkojnë këndelljen pas humbjes në shtëpi nga Feronikeli.

Llapi, ndërkohë e kërkon fitoren e radhës në shtëpi pas serisë së mirë në ndeshjet e fundit, kurse kundërshtari i tij, Ballkani, do të mundohet ta bëjë të pamundurën të mundur në “Zahir Pajaziti”.

Gjilani llogaritet si favorit absolut në duel me KEK-un në shtëpi, ndërsa në derbin lokal ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës, lideri i Superligës konsiderohet si favorit.

Maratona e Superligës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 14-të gjatë fundjavës, ku tri ndeshje zhvillohen të shtunën e tri të tjera të dielën. /Zëri/

Java e 13-të e Superligës:

E martë

13:30 Flamurtari – Drita

13:30 Liria – Ferizaj

E mërkurë

13:30 Feronikeli – Drenica

13:30 Llapi – Ballkani

13:30 Gjilani – KEK-u

17:45 Prishtina – Trepça ’89