Klubi anglez e do Alex Sandron

Sport October 25, 2018 - 17:47
Detajet

Manchester City i është bashkuar garës për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten tabloidi britanik “The Sun”, përcjell Zeri.info.

Përfaqësuesi brazilian është duke e pritur një kontratë të re me “Bianconeri”, por së fundmi është spekuluar për një interesim të Manchester Unitedit dhe të Chelseat në Angli.

Pra, e ardhmja e Sandros mund të jetë e lidhur me kampionatin anglez, Premierligë. /Zëri/