Triumfojnë Warriorsat, nuk këndellen Lakersat

Sport October 23, 2018 - 10:37
Detajet

Golden State Warriors ka triumfuar ndaj Phoenix Suns me rezultatin 123:103, transmeton zeri.info

Stephen Curry me 29 pikë, 4 kërcime dhe 8 asistime dhe Kevin Durant me 22 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime ishin më të mirët në fitoren e vendasve.

Ndërkohë, te Suns më të dalluarit ishin Devin Booker me 28 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime dhe TJ Warren me 27 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime.

La Lakers ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në këtë fillim të edicionit të ri.

Lakers u mposhtën nga San Antonio Spurs në një dramë të vërtetë që u fitua nga mysafirët vetëm në lojën shtesë me rezultatin 143:142.

LaMarcus Aldridge me 37 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime dhe DeMar DeRozan me 32 pikë, 8 kërcime dhe 14 asistime ishin më të mirët e Spurs.

Ndërkohë, te vendasit më të dalluarit ishin Kyle Kuzma me 37 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime dhe LeBron James me 32 pikë, 8 kërcime dhe 14 asistime.

Rezultatet: Boston – Orlando 90:93, Toronto – Charlotte 127:106, Milwaukee – New York 124:113, Minnesota – Indiana 101:91, Dallas – Chicago 115:109, Utah Jazz – Memphis 84:92, Portland Trail – Washington 124:125, Golden State – Phoenix 123:103, LA Lakers – San Antonio 142:143.