Gjyqtarët kosovarë gjykojnë ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian

Sport October 22, 2018 - 16:22

Kryesori Genc Nuza dhe anësori Fatlum Berisha do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të grup-moshës U17.

Në këtë grup marrin pjesë Turqia, Irlanda e Veriut, Sllovakia dhe San Marino.Kjo do të jetë edhe një sprovë e radhës për Genc Nuzën, të cilin në ndeshjen e fundit kontrollori i ndeshjes veç që e kishte vlerësuar me notë të lartë e ka propozuar që të kalojë në rang më të lartë.

Por edhe për Fatlum Berishën do të jetë sprovë dhe përvojë jashtëzakonisht e mirë.