Prishtina mposht bindshëm KEK-un

Sport October 20, 2018 - 16:52
Detajet

Prishtina ka shënuar fitore në shtëpi ndaj KEK-ut me rezultatin e thellë 3:0, shkruan zeri.info

Prishtinasit dominuan gjatë tërë takimit, por golat i gjetën vetëm në pjesën e dytë.

Khalid shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 51-të, kurse goli i dytë u shënua dhjetë minuta më vonë nga Mario Morina (61').

Fitoren e prishtinasve e vulosi Mërgim Pefqeli në minutën e 82-të./Zëri