Barcelona triumfon në “Wembley”

Sport October 03, 2018 - 22:54
Detajet

Barcelona ka triumfuar 4:2 në udhëtim te Tottenhami në xhiron e dytë të fazës së gupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Philippe Coutinho hapi serinë e golave në minutën e dytë, para se epërsia të dyfishohej nga Ivan Rakitic në minutën e 28-të.

Harry Kane ngushtoi epërsinë në minutën e 52-të, por ishte Lionel Messi ai që përsëri e çoi avantazhin prej dy golash në minutën e 56-të.

Eric Lamela realizoi për 3:2 në minutën e 66-të, por ishte përsëri kapiteni Messi që shënoi kësaj radhe për rezultatin përfundimtar në minutën e 90-të./Zëri