Hallakatet Liria, ikin trajnerët, por çfarë bën Hasi?

Sport October 01, 2018 - 14:14
Detajet

Klubi me renome Liria nga Prizreni është në situatë kaotike. Burimet tona bëjmë me dije se është hallakatur klubi dhe kanë ikur edhe ndihmëstrajnerët.

Ka më shumë se një javë që Rexhep Gaxholli dhe Skënder Kapra, kanë braktisur punën si ndihmëstrajner, ndërsa mësohet se Gëzim Hasi në heshtje u emërua Shef Shtabi Teknik në vend të Bedredin Gjinalit.

Gjinali nuk ka dalë paradite në stërvitje me futbollistët.  Klubi me renome po kalon periudha të vështira, aktualisht është në vend të nëntë me 6 pikë. së fundi pësuan humbje me 4:2 nga Feronikeli në Drenas.

‘Ende nuk ka asgjë zyrtare”, tha shkurt për gazetën kombëtare “Bota sot”, Hasi.

Ndërkaq, Bedridin Gjinali nuk e hap kufjen e telefonit!

Gjithçka pritet të sqarohet ehe zyrtarisht nga FC Liria, se cila është situata brenda kolektivit.