PSG-ja, përsëri pas Sandros

Sport September 25, 2018 - 15:14
Detajet

Paris Saint-Germaini do të vazhdojë të ndjekë mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian momentalisht ka kontratë deri në vitin 2020 me klubin italian dhe atij akoma nuk i është ofruar rinovimi.

Kjo gjë e ka inkurajuar klubin francez që përsëri të vihet pas mbrojtësit të majtë, raporton “LE 10 Sport”.

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Antero Henrique ishte njeriu që e solli Alex Sandron në Evropë, kur ai nënshkroi me Porton në vitin 2011 dhe besohet se lojtari është i hapur për një ribashkim me të./Zëri