ZYRTARE: Trepça '89 vendos për të ardhmen e trajnerit Magani!

Sport September 24, 2018 - 11:56
Detajet

Trepça ’89 nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Superligë, shkruan Zeri.info.

Mitrovicasit gjenden në pozitën e tetë me vetëm 6 pikë nga 6 ndeshje.

Mirëpo, drejtuesit e klubit e kanë ende besimin e plotë në trajnerin Gugash Magani.

“Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e klubit ia beson vazhdimësinë e punës trajnerit, profesor Gugash Magani, duke shpresuar se do ta kalojmë këtë krizë momentale dhe do t’ju kthehemi rezultateve pozitive”, njofton klubi mitrovicas. /Zëri/