Dëshpërim i madh i Prishtinës, pas avantazhit 20 pikë, eleminohet në ndeshjen e kthimit

Sport September 22, 2018 - 21:51
Lexo detajet

Z Mobile Prishtina ka përfunduar aventurën në Champions League pasi u mposht nga skuadra holandeze Donar Groningen me rezultatin 80:55.

Prishtina shënoi fitore me 20 pikë epërsi në ndeshjen e parë dhe gjithçka dukej e përfunduar mirëpo kështu nuk tregoi ndeshja e kthimit.

Holandezët e nisën më mirë duke u shkëputur qysh në qerekun e parë.

Prishtina dukej e ç’akorduar në mbrojtje dhe pa koncept në ofanzivë.

Edhe më shqetësuese se humbja ishte përleshja mes Dardan Berishës dhe Myles. /Lajmi.net/