Morata ka nevojë për vetëbesim

Sport September 21, 2018 - 10:21
Detajet

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri u shpreh i kënaqur me sulmuesin e tij Alvaro Morata në fitoren 1:0 kundër PAOK-ut të enjten në Ligën e Evrpoës, por mendon se spanjollit i duhet më shumë vetëbesim për t’iu kthyer golave.

Shterpësia e Moratas para golit vazhdoi edhe ndaj klubit grek, por Sarri ishte i kënaqur me aspektet e tjera të sulmuesit.

Morata mund të kishte realizuar “hat-trick” në pjesën e parë, por i shpërdoroi mundësitë përgjatë 80 minutave sa ishte në fushë. 25-vjeçari nuk ka shënuar që prej xhiros së dytë ndaj Arsenalit dhe e ka humbur vendin e tij në formacion gjatë kohëve të fundit.

“Alvaro duhet të fitojë vetëbesim me një, dy apo tre gola. Unë nuk jam i aftë që t’ia fitoj vetëbesimin”, deklaroi Sarri. “Në këtë ndeshje ai pati tre apo katër mundësi. Ai ishte i pafat. Unë shpresoj që të mund ta ndihmojë atë. Por, vetëbesimi vjen me gola”, shtoi italiani.

“Për herë të parë në këtë sezon ai ishte i gatshëm në zonë. Ai e mbante topin dhe ishte aktiv”, u shpreh ai./Zëri