Fitojnë Juve e Unitedi

Sport September 19, 2018 - 22:54
Detajet

Juventusi ka fituar 2:0 në udhëtim te Valencia, transmeton zeri.info

Pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak prej minutës së 29-të pas përjashtimit të Cristiano Ronaldos, italianët arritën që të korrin fitore në këtë takim.

Miralem Pjanic shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë për fitoren e Juves. Boshnjaku shënoi në minutat 45’ dhe 51’.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë 3:0 në udhëtim te Young Boys.

Paul Pogba (33’, 44’) dhe Anthony Martial (66’) shënuan për fitoren e “djajve të kuq”