Ledri Vula bëhet nënkryetar i klubit më të madh në vend

Sport September 19, 2018 - 11:41
Detajet

Klubi basketbollistik i Prishtinës po vazhdon emërimet për bordin udhëheqës për vitet e ardhshme.

Me 2 shtator të këtij viti, KB Prishtina ka rizgjedhur përsëri Blerand Stavilecin si kryetar të klubit, ndërsa tani do të fillojë edhe emërimin e posteve tjera udhëheqësve.

Sipas burimeve të GazetaBlic, klubi basketbollistik, Z-Mobile Prishtina do ta emërojë edhe nënkryetarin e klubit dhe ai do të jetë, Ledri Vula.

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula do të zyrtarizohet si nënkryetar i klubit – në një konferencë për media.

Image

Vula ka qenë gjithmonë i lidhur me sportin e basketbollit dhe në të kaluarën ka qenë edhe lojtar aktiv, ndërsa tani do të marrë rol drejtues në klubin bardhë e kaltër.

Vlen të ceket se KB Z-Mobile Prishtina të enjten nga ora 20:00 fillon kampanjën e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve kundër kampionit aktual dhe të shumëfishtë holandez, Donar Groningen.