Rooney lëvdon Gerrardin dhe Lampardin

Sport September 16, 2018 - 13:46
Detajet

Wayne Rooney ka lavdëruar ish-bashkëlojtarët e tij te përfaqësuesja angleze, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, që tashmë janë duke punuar në rolin e trajnerit, transmeton zeri.info

Gerrard është duke punuar në Skoci me Rangersin, kurse Lampard në kategorinë e dytë angleze me Derby Countyn.

Ronney beson që pas pak kohësh Gerrardi dhe Lampardi do të kërkohen nga klubet e Premierligës.

“Mendoj se është diçka brilante për këta të dy. Mendoj se është koha e duhur që trajnerët e rinj anglezë të shkojnë një hap përpara. Jam i sigurt se pas dy apo tre vitesh do të ketë klube në Premierligë që do t;i kërkojnë ata”, deklaroi Rooney./Zëri