Liverpooli duhet të ketë mentalitetin e Bayernit

Sport September 13, 2018 - 12:03
Detajet

Xherdan Shaqiri mendon se Liverpooli duhet të zhvillojë një mentalitet të ngjashëm si të Bayern Munichut nëse dëshiron të fitojë tituj, transmeton zeri.info

Gjigandi anglez nuk ka fituar trofe qysh prej vitit 2012 dhe futbollisti shqiptar thotë se “të kuqtë” duhet të inspirohen nga ish-klubi i tij, Bayern Munichu.

“Liverpooli duhet ta ketë synimin që të luajë për tituj. Ne jemi një ekip i madh, ekipet e mëdha duhet të synojnë fitimin e titujve. Te Bayerni ata e kanë vetëm një mentalitet, fitimin e titujve”, deklaroi Shaqiri.

“Ne duhet të punojmë shumë. Ne jemi ende një ekip i ri”, shtoi ai. “Për të qenë i suksesshëm duhet të luash për tituj. Ky duhet të jetë synimi jonë”, u shpreh futbollisti./Zëri