Premierliga është e vështirë

Sport September 11, 2018 - 14:10
Detajet

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita e ka pranuar se Premierliga është e vështirë, transmeton zeri.info

Reprezentuesi i Guinesë thotë se ai sapo ka filluar të mësohet me sfidat e vështira në ligën angleze.

“Mendoj se është e drejtë që të thuhet se Premierliga është një ligë e vështirë”, deklaroi Keita.

“Jam shumë i motivuar që të jem pjesë e saj, është një mundësi atraktive, por më është thënë nga shumëkush se ka lojtarë të shumtë që vijnë në Premierligë nga jashtë se iu nevojitet kohë që të integrohen, varësisht prej rrethanave. Kështu që loja në Premierligë di të jetë e vështirë, por unë jam shumë i motivuar që të luaj këtu, jo vetëm për veten dhe bashkëlojtarët e mi, por edhe për klubin e tyre”, shtoi ai./Zëri