Ja çka ndodhi sot në ndeshjen e dhunshme në Ligën e Parë!
Derbi i “Anamoravës” në Ligën e Parë ndërmjet Bashkimit të Koretinit dhe Kikës nga Hogoshti ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.
Por, kjo përballje është ndërprerë disa herë për shkak të tensioneve jashtë fushave të blerta.
Tifozeria e Kikës “Ultras Luanët” për një moment janë përleshur me Policinë e Kosovës dhe kështu ndeshja është ndërprerë për disa minuta pranë rezultatit 2-1 për vendasit, raporton Gazetasheshi.com.
Tifozeria “bardhekaltër” që kishin udhëtuar në numër nga Hogoshti nuk ishin të akomoduar mirë në stadiumin e Koretinit dhe prezenca dhe sjellja e Policisë së Kosovës ka irrituar disa nga anëtarët e këtij tifo grupi që kanë vijuar përleshjen me pjesëtarët e Policisë.
Për të vënë situatën nën kontrollë Policia e Kosovës ka përdorur edhe sprejin, ndërsa kanë mbetur të lënduar disa tifozë mysafir.
Nga hedhja e sprejit ka pësuar edhe njëri nga gjyqtarët e ndeshjes që mezi është ngritur për ta përfunduar ndeshjen.
Pas më shumë minutave pritje ndeshja vazhdoi dhe përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, por që la shije të hidhur te publiku i pranishëm që ishte për ta ndjekur këtë derbi.