Futbollisti i njohur kroat shqelmon serbin në ndeshjen AEK – Vidi

Sport August 29, 2018 - 14:18

Incidenti ndodhi në duelin mes AEK Athinës dhe Vidi në play-off për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti kroat i AEK Athinës, Marko Livaja ka qëlluar me shqelm serbin Danko Lazovic.

Incidenti mes tyre ndodhi në duelin mes AEK-ut dhe Vidit në Athinë në play-off për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Tek përplasja ndodhi kur Lavozic e shtyu Livajan e më pas ky i fundit e qëlloi me shqelm në gjoks, përcjell “lajmi.net”.

AEK-u u kualifikua në Ligën e Kampionëve pas barazimit 1:1 në Athinë meqë kishte fituar ndeshjen e parë 2:1.