Tottenhami nënshtron Unitedin në Old Trafford në derbin e javës në Ligën Premier

Sport August 27, 2018 - 22:56
Lexo detajet

Tottenham Hotspur ka fituar në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Pjesa e parë e takimit thuajse ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por me vendasit që patën diçka më shumë nga rastet për gol.

Megjithatë, edhe përkundër përpjekjeve nga ana e Romelu Lukakut (17′) dhe Paul Pogbas (33′) shifrat mbetet të pandryshuara.

Pjesa e parë pati edhe tensione (Getty Images)

Në pjesën e dytë u zhvilluar lojë krejtësisht tjetër, pasi mysafirët hynë furishëm në lojë duke shënuar dy gola të shpejt.

Fillimisht ishte Harry Kane (50′), i cili shënoi me kokë për 1-0, ndërsa Lucas Moura (52′) u përkujdes t’i qojë shifrat në 2-0.

Kane shënoi me kokë (Foto: Sqwuaka)

Pas këtyre dy golave, Djajtë e Kuq provuan të ngushtojnë epërsinë, por ishin përsëri mysafirët që shënuan me anë të Mouras (84′) për 3-0 dhe vulosën fitoren me rezultat përfundimtar.

Kane-Moura, ‘shkatërruan’ Unitedin (Foto: Sqwuaka)

Pas kësaj fitore, Tottenhami e sheh veten në pozitën e dytë me pikë maksimale, ndërsa Unitedi renditet i 13-ti me tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Spurs luajnë në udhëtim te Watfordi, ndërsa Djajtë i shkojnë Burnleyt.