Talenti i Ajaxit zgjohet pas një viti në koma

Sport August 22, 2018 - 12:08
Detajet

Pak më shumë se një vit nga pragtragjedia në fushën e blertë, gjatë miqësores së 8 korrikut të 2017-s me Werder Bremen, Abdelhak “Appie” Nouri është rizgjuar nga gjendja e komës, transmeton TCH.

Për shkak të një aritmie, talenti i Ajaxit pësoi një kolaps kardiovaskular, i cili i shkaktoi një dëmtim të rëndë dhe të përhershëm cerebral, por këtë të martë ka mundur të komunikojë me familjarë të tij përmes mimikës.“Gjendja e tij neurologjike është më e mirë nga disa muaj më parë”, thotë i vëllai Abderrahim.

Përgjatë këtyre muajve, djaloshi i ri nuk është harruar as në Itali. Ish-shokët e tij të skuadrës, Justin Kluivert (sot te Roma) dhe Younes (te Napoli) kanë vendosur të mbajnë veshur fanellën me të njëjtin numër që kishte Nouri tek Ajaxi, 34-n.