Manchester Unitedi përgatit ofertë për qendërmbrojtësin e Real Madridit

Sport August 21, 2018 - 14:55
Lexo detajet

Jose Mourinho nuk ka hequr dorë nga kërkimet për një qendërmbrojtës edhe pse nuk do të mundë ta sjellë asnjë këtë verë.
Sipas Don Balon, Manchester Unitedi e ka përgatitur ofertën për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, për afatin kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.

“Djajtë e kuq” janë lidhur ngushtë me përfaqësuesin francez edhe në të kaluarën, me Mourinhon që është adhurues i madh i fituesit të Kupës së Botës.

Tani, United do të bëjë përpjekje të reja për ta sjellë atë në “Old Trafford”, pasi ka dështuar ta transferojë ndonjë qendërmbrojtës të ri para se afati kalimtar veror të mbaronte.