Messi nuk është as i katërti, zbulohen lojtarët që u ranguan në vendet 4–10

Sport August 21, 2018 - 11:37

UEFA ka zbuluar se çmimin e futbollistit të vitit do ta dhurojë më 30 gusht dhe për të po konkurrojnë Cristiano Ronaldo, Mo Salah dhe Luka Modric.

Përderisa këta të tre futbollistë pak a shumë është pritur të jenë në treshën që e përbën listën e ngushtë, tashmë mediat kanë zbuluar futbollistët që janë ranguar në pozitat 4 – 10 dhe këtu ka po ashtu befasi.

Sipas këtij rangimi, Antoine Griezmann ëhstë i ranguar i katërti para Lionel Messit, por argjentinasi legjendar i Barcelonës rangohet para emrave si Mbappe dhe De Bruyne dhe Varrane.

Për më tepër shikoni rangimin e lojtarëve 4 – 10 në listën e UEFA-s.

4 – Antoine Griezmann – 72 pikë

5 – Lionel Messi – 55 pikë

6 – Kylian Mbappe – 43 pikë

7 – Kevin De Bruyne – 28 pikë

8 – Raphaël Varane – 23 pikë

9 – Eden Hazard – 15 pikë

10 – Sergio Ramos – 12 pikë.