Vetëm një ditë pas përurimit, shkunden dritat te emri i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ (FOTO)

Sport August 15, 2018 - 00:11
Lexoni më shumë detaje

Ka pak ditë që stadiumi i kryeqytetit në Kosovë mori emrin e legjendës së futbollit, “Fadil Vokrri”.

Vendosja e shkronjave të emrit u prit me entuziazëm nga qytetarët e Prishtinës, edhe më tepër kur ato në mbrëmje u ndezën për t’i dhënë kështu stadiumit një pamje të mrekullueshme.

Ndërsa dje u bë edhe hapja zyrtare e stadiumit ku u mbajt edhe ndeshja Prishtina – Drita.

Por vetëm një ditë pas hapjes zyrtare, emri i Fadil Vokrrit nuk shkëlqen më. Si duket dritat janë dobësuar shpejt dhe tashmë, vetëm disa shkronja ndriçojnë, duke e lënë mangët emrin e futbollistit dhe duke i dhënë një pamje të keqe stadiumit.

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri vdiq më 9 qershor të këtij viti, në moshën 57-vjeçare, pas një sulmi në zemër gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ai njihet si legjendë e futbollit kosovar.

Image

Image