Dallimi në mes tifozëve japonezë dhe kosovarëve (FOTO)

Sport August 14, 2018 - 13:07

Tifozët e Japonisë morën komplimente nga gjithë bota për kulturën e treguar gjatë Kampionatit Botëror. Edhe pse ishin mysafirë në një shtet tjetër, në Rusi, ata i mblidhnin mbeturinat nga tribunat posa përfundonin ndeshjet e kombëtares së tyre. Madje, japonezët tregoheshin të kulturuar edhe kur ekipi i tyre humbiste ndeshjet pas së cilave po ashtu i hiqnin mbeturinat nga tribunat, shkruan “Zëri”.

Por, tifozët kosovarë janë shumë larg në këtë aspekt nga japonezët. Tanët nuk treguan konsideratë as në ditën e parë të modernizimit të një stadiumi, çfarë i ka munguar Kosovës ndër shekuj, shkruan “Zëri”. Ata përveç që kanë lënë bërllok në stadium dhe përreth tij, me gjasë i kanë shkaktuar edhe dëmtime, të cilat mbeten për t’u konfirmuar.

Edhe pse ndeshjes organizatorët u kanë bërë thirrje tifozëve të mos fusin mjete piroteknike në stadium sepse janë të ndaluara me rregullat e UEFA-s dhe se mund të paraqesin problem në licencimin e stadiumit të kryeqytetit nga shtëpia e futbollit evropian, tifozët gjilanas kanë ndezur disa herë me dhjetëra flakadan para inspektorëve të UEFA-s, gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Superkupës, Drita  - Prishtina. Madje, “Intelektualët” dhjetëra flakadan i kanë hedhur edhe në fushë, sidomos në një pjesë me bar artificial, i cili mund të digjet lehtë. Ata u kanë kanosur rrezik edhe karrigeve të reja në stadiumin e rinovuar me 9 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

Kjo e ka ngjallur reagimin e shikuesve tjerë të cilët me fishkëllima u janë drejtuar intelektualëve, derisa kërkonin nga Policia që t’i nxirrnin jashtë tifozët gjilanas nga frika e dëmtimeve që mund t’ia shkaktonin stadiumit. Por, ata nuk ndaleshin as kur u tërhiqej vërejtja nga spikeri zyrtar. Kurse, gjyqtarët dhe personat zyrtar nuk kanë kërkuar zbrazje të asaj tribune.

Japonezët

Image
Image

Kosovarët

Image
Image
Image