Rebic zbulon të ardhmen

Sport August 10, 2018 - 15:05

Ante Rebic u ka dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga Eintracht Frankfurti duke e nënshkruar kontratën e re me klubin nga Bundesliga, e cila do t’i mbajë palët të lidhura deri në vitin 2022.

Përfaqësuesi kroat flitej se mund të transferohej te Bayern Munichu ose te Manchester Unitedi, shkruan Zeri.info.

Mirëpo  24-vjeçari, i cili shkëlqeu në Botëror me Kroacinë, duket i vendosur për të qëndruar në “Commerzbank-Arena”, së paku edhe një vit. /Zëri/