Klubi gjerman kërkon Mavrajn

Sport August 02, 2018 - 17:03
Detajet

Skuadra Hannoverit në Bundesligë planifikon Mërgim Mavrajn si përforcim të rëndësishëm në qendër të mbrojtjes.

Klubi ku Altin Lala konsiderohet në legjendë, ka hedhur sytë nga shqiptari, për të përfituar edhe nga fakti se është lojtar i lirë, pas prishjes me konsensus të marrëveshjes me Hamburgun, transmeton SS.

32-vjeçarit nuk i kanë munguar ofertat që nga kampionati turk, ai spanjoll dhe italian, por gjasat janë të qëndrojë në Bundesligë.

Te Hanoveri janë në emergjencë për qendërmbrojtës dhe Mavraj shihet si një okazion për faktin se ka shumë eksperiencë.

Gjithsesi, në ditët në vazhdim do të mësohet nëse oferta e Hannoverit e kënaq futbollistin e kombëtares shqiptare, që me moshën që ka pretendon të përfitojë një pagë sa më të majme.