Shtyhet ndeshja testuese e stadiumit në Prishtinë, kjo është arsyeja!

Sport July 27, 2018 - 15:44

Ndeshja testuese e stadiumit të qytetit në Prishtinë, i cili tash e tutje do të quhet “Fadil Vokrri”, që ishte paraparë të zhvillohet nesër mbrëma është shtyrë për një datë tjetër, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, e cila e ka dhënë edhe arsyetimin e saj.

“Për shkak të vdekjes së atdhetarit, simbolit të rezistencës siç quhet ndryshe edhe Mandela i Kosovës, Adem Demaçi dhe presidenti i Republikës së Kosovës në nderim të tij ka shpallur tre ditë zie Federata e Futbollit e Kosovës edhe një herë shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Prandaj FFK-ja sqaron opinionin se ndeshja testuese që ishte paraparë të zhvillohet nesër më 28 korrik në stadiumin ”Fadil Vokrri”, është pezulluar për një kohë tjetër dhe në koordinim të plotë me UEFA-n dhe inspektorët e saj. Për terminin e ri opinioni do të njoftohet me kohë në ditët në vijim”, ka shkruar shtëpia e futbollit kosovar. /Zëri/