Kështu u përgjigjet Neymar talljeve

Sport July 21, 2018 - 21:40
Lexo detajet

Futbollisti më i mirë i Brazilit, Neymar më në fund ka reaguar ndaj shumë talljeve që janë bërë në adresë të tij për simulimet gjatë Botërorit të këtij viti.

Statisticientët kanë llogaritur që Neymar ka qëndruar 14 minuta i shtrirë në tokë gjatë ndeshjeve të Botërorit dhe për këtë sjellje të tij janë publikuar numër i madh i fotografive dhe videove.

“I kam parë shakatë që janë bërë për ‘simulimet’ e mia, por të gjitha i kam pranuar me buzëqeshje të madhe. Madje, dje në profilin tim në Instagram e kam publikuar njërën prej tyre dhe kam bërë shaka me fëmijët. Futbolli im bazohet mbi driblingjet dhe nuk mund t’i them rivalit që më ruan: ‘I dashur, më fal, a ka mundësi vetëm pak të largohesh, sepse dua të shënoj gol. Pasi kjo është e pamundur, më duhet të dribloj, ose në çfarëdo mënyre ta mashtroj atë”, ka thënë Neymar.

Image

Sulmuesi i PSG-së ka shtuar se e ka të qartë që njerëzit i shohin të gjitha veprimet, por shumica prej tyre nuk e kanë idenë për dhimbjet që i përjeton.

“As ata nuk rrinë dhe të presin që unë të kaloj, por e shfrytëzojnë çdo mundësi për të më fauluar.  Në shumë raste jam më i shpejtë dhe më i lehtë se ata, pastaj pason ndërhyrja dhe më vonë reagimi i gjyqtarit. Vërtet mendoni se që unë rregullisht dua të zvarritem? Natyrisht që jo, sepse kjo është shumë, shumë e dhimbshme. Përveç kësaj, a e dinë ata që unë rri në stadium nga 4-5 orë pas ndeshjes? Rri duke mbajtur akull në këmbë. Por, ata që nuk e kanë provuar një gjë të tillë, kurrë nuk do ta kuptojnë”, ka theksuar braziliani. /Insajderi