Liverpooli, një ëndërr e bërë realitet

Sport July 20, 2018 - 10:49
Detajet

Futbollisti i ri i Liverpoolit, Alisson thotë se ai e realizoi ëndrrën e tij duke shkuar në një klub prestigjioz, që është mësuar të fitojë gjithmonë, transmeton zeri.info

Braziliani u bë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit të enjten pas kompletimit të transferimit të tij te gjigandi anglez për 72.5 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet që të vesh një fanellë prestigjioze të një klubi që është mësuar të fitojë gjithmonë”, deklaroi Alisson.

“Në aspektin e jetës dhe karrierës sime, është një hap i madh për mua që të jem pjesë e këtij klubi dhe kësaj familje. Ju mund të jeni të sigurt se do të jap gjithçka timen”, shtoi ai./Zëri