Loret Sadiku, i zhgënjyer me Kosovën!

Sport July 19, 2018 - 13:12

Loret Sadiku është ankuar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), për të cilën thotë se nuk ka bërë asgjë për ta ndihmuar që ta zgjidhë çështjen e dokumentacionit, shkruan sot gazeta Zëri.

“FIFA thotë se duhet ta marr një letër nga Shqipëria, e cila nuk është e lehtë. Unë nuk dua të shkoj atje personalisht. Ndërkohë, Kosova nuk dëshiron të më ndihmojë kur bëhet fjalë Shqipëria. Ata nuk duan t’i prishin punët me Federatën Shqiptare. Ata (Kosova) nuk më besojnë. Unë dua ndihmë që t’i padisë atë (FSHF-në)”, shprehet Sadiku për mediat suedeze.

Tash në mendjen e tij qëndron Suedia, të cilën e kishte përfaqësuar në ekipin e të rinjve. /Zëri/