Zyrtare: Spanja zgjedh trajnerin e ri

Sport July 09, 2018 - 15:55
Detajet

Luis Enrique është emëruar përzgjedhës i ri i Spanjës, transmeton zeri.info

48-vjeçari në këtë detyrë do ta pasojë Fernando Hierron, i cili e udhëhoqi Spanjën gjatë Kupës së Botës.

“Ky vendim ka qenë unanim. Zgjedhja përputhet me të gjitha parametrat e kritereve të menaxhimit sportiv”, deklaroi kryetari i Federatës Mbretërore të Futbolli Spanjoll, Luis Rubiales.

“Luis Enrique do të vijë së bashku me stafin e tij, por ai do të flasë për këtë në javën e ardhshme”, shtoi ai./Zëri

Image