Çfarë kërkon më shumë Ronaldo? Njihuni me pagesat e sponsorëve të tij

Sport July 06, 2018 - 12:51
Detajet

Cristiano Ronaldo thuhet se do të transferohet për tek klubi i Juventus në Seria A.

Në media thuhet se një nga shkaqet kryesore që Ronaldo po largohet është pakënaqësia që ai ka për sa i përket pagës te Real Madridi.

Ronaldo merr një pagë prej 21 milionë eurosh te “Los Blancos” një pagë kjo më e ulët në krahasim me kolegët e tij Lionel Messin që merr 40 milionë dhe Neymar që merr 36.8 milone euro.

Por Ronaldo nuk mbetet vetëm me kaq para pasi ai paguhet edhe nga sponsorët të cilët i ka me një numër rekord, transmeton “Albeu”.

Më poshtë po ju sjellim disa nga sponsorët e tij dhe pagesat që ata i japin Cristiano Ronaldos.

– “Nike”: 25.6 milionë euro në vit

– “Clear” (produkte kozmetike): 3.4 milionë euro në vit

– Tag Heuer (orë): 2.5 milionë euro në vit

– Herbalife (produkte ushqimore): 2.5 milionë euro në vit

– Pokerstars.com (lojëra online): 2.5 milionë euro në vit

– Pestana Hotel Group (hoteleri): 428 mijë euro në vit

– Abbott (farmaceutikë): 855 mijë euro në vit

Megjithatë këto shuma mund të duken maramendëse për dikë por Ronaldos nuk i mjaftojnë.